Olsi Bylyku dhe Egli Tako po shijojnë një romancë të bukur dashurie prej më shumë se 4 vitesh. Ata kanë treguar se bashkëjetojnë, teksa janë bërë partnerë edhe në skenë, duke sjellë disa këngë bashkë.

Egli festoi ditëlindjen dy ditë më parë. Ajo mbushi 25 vjeç dhe ndonëse, siç tregoi vet, nuk ka qenë një vit shumë i bukur, ajo organizoi një festë me njerëzit e dashur ku sigurisht nuk mungoi Olsi. Por, ajo çfarë mund të ketë bërë përshtypje është mungesa e një urimi, publik, nga aktori.

Në fakt, Olsi ka dashur vet që ta uronte i fundit të dashurën e zemrës. Pasi mbaroi festa dhe ishin orët e fundit të ditëlindjes së Eglit ai ka ndarë një foto në Instagram dorë-për-dore me të teksa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, shpirt! Po të uroj ditëlindjen i fundit pasi çdo ditë ti meriton të jesh e lumtur. Të dua!”

Një çun shumë romantik…

Çifti ende nuk e ka çuar marrëdhënien në një nivel tjetër, siç është fejesa për shembull. Egli ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram para disa ditësh ku mes të tjerash është pyetur: “A je fejuar me Olsin?”, pyetje të cilës i është përgjigjur me “Jo”.

Olsi do të jetë protagonist i një filmi me emrin “Policë për kokë” përkrah Nik Xhelilajt, ku do të ketë rolin e Xhinos, një polic naiv që nuk e njeh shumë profesionin dhe do të jetë një “problem” për kolegun, Maksin. Po Egli, a do jetë pjesë e filmit? Ose e ndonjë projekti të tillë në të ardhmen?

“Jo, po pse ta marr në film, o njëri o tjetri pra. S’rrinë dy alfa në një film se dy alfa në një këngë rrinë. Po pse ta shfrytëzojmë direkt që tani? Sa ulemi bashkë, vetëm për filmin nuk flasim. Seriozisht, sa herë mbaroj regjistrimin që shkoj të takohemi te shtëpia, kemi 3-4 orë gjithë skenat dhe ajo gjithmonë në fund ka një llaf të vetin, “po mos ma trego se e mora vesh”.-tha ai në një intervistë për “Jo vetëm modë”.

Egli dhe Olsi bënë zyrtare lidhjen e tyre në 2019. Prej atëherë ata janë shfaqur të pandarë teka aktori ka treguar se kanë nisur edhe bashkëjetesën. Pak javë më parë dyshja sollën dhe bashkëpunimin e parë. Egli ka mbaruar “Akademinë e Arteve” për regji e ka treguar po ashtu se i pëlqen aktrimi dhe muzika.

Pak muaj më parë Olsi festoi ditëlindjen e tij të 24 -të dhe festa bëri bashkë VIP-a të ndryshëm. Video e foto të shumta qarkulluan në rrjetet sociale pjesa më e madhe e të cilave kishin protagonistë komedianin dhe partneren e tij. Ajo që ra në sy ishte barku i rrumbullakosur i kësaj të fundit. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale barku i saj duket pak më i madh me sa jemi mësuar ta shohim në fotot dhe videot e shumta që publikon në rrjetet sociale. (KLIKO)

Egli mohoi zërat që qarkulluan në mediat sociale duke bërë me dije se nuk është shtatzënë. Ajo dhe Olsi nuk planifikojnë të bëhen ende prindër tani për tani, duke u fokusuar vetëm te njëri-tjetrin dhe karriera e tyre. Vetë aktori foli rreth këtyre raportimeve duke thënë se ndjeu një emocion të veçantë kur njerëzit po i shkruanin.
“Në fakt kisha njëfarë emocioni se po më shkruanin njerëzit mesazhi se qarkulloi lajmi. Pata një lloj emocioni, me thënë të drejtën u kënaqa. I thashë Eglit: “Ta bëjmë një ne? Jemi që jemi?” Kur festova 24-vjetorin qarkulloi shumë në rrjet se isha shtatzënë, por në fakt nuk jam,” – tha ai duke qeshur.