Nga Eduard Zaloshnja

Variante të ndryshme po qarkullojnë për rindarjen territoriale të bashkive, por Taulant Balla (kreu i Grupit Parlamentar të PS-së) i ka mëshuar fort mbajtjes së asaj aktuale (që është me 12 qarqe e 61 bashki). Dhe pa 77 votat e mazhorancës (PS+PSD) në Kuvend, nuk mund të bëhet dot rindarje territoriale…

Akuzat nga anë të ndryshme të opozitës janë se, në themel të këtij qendrimi intrasigjent të mazhorancës, ka llogari elektorale.

Po si ishte vjet situata elektorale në 61 bashkitë aktuale?

Në 69% të bashkive aktuale (plot 42 nga 61 gjithësej), partitë mazhoritare (PS+PSD) morën më shumë se gjysmën e votave në territorin e tyre (në zgjedhjet e 21 prillit të vjetshëm). Pavarësisht se zgjedhjet e vjetshme nuk ishin lokale, rezultatet e tyre janë indicie për bazamentin politik të partive në secilën bashki (shihni 3 tabelat shoqëruese).

Duke patur parasysh këto rezultate të vjetshme dhe duke patur përballë një opozitë të ndarë më tresh (e Berishës, e Metës, e Alibeajt), nuk është çudi pse mazhoranca nuk e do një rindarje të re territoriale – e ka pothuaj të sigurtë fitoren në të paktën 2/3 e bashkive aktuale në zgjedhjet e pranverës…

Opozita më tresh përballë një mazhorance në 69% të bashkive aktualeOpozita më tresh përballë një mazhorance në 69% të bashkive aktualeOpozita më tresh përballë një mazhorance në 69% të bashkive aktuale