Aventurës së Mihajlovic te Bologna i erdhi fundit, pasi klubi italian vendosi të shkarkonte trajnerin serb, duke krijuar shumë pikëpyetje për arsyen e vërtetë. Edhe pse zyrtarisht janë rezultatet jo të mira në fakt përflitet shumë se shëndeti i trajnerit mund të jetë bërë pengesë, pasi Mihajlovic vuan nga leukemia.

Ai po kurohet prej më shumë se 1 viti, ndërsa për ‘Gazzetta della Sport’ ka treguar se është i pakënaqur me vendimin e klubit.

“Unë nuk jam hiprokit, e pranoj pushimin nga puna, por nuk e kuptoj. Në tre vjet e gjysmë ne kemi arritur, pavarësisht gjithçkaje, qëndrimin në Serie A duke u përpjekur të bëjmë një futboll proaktiv dhe sulmues, duke hedhur lojtarë të rinj dhe duke i lejuar klubit të fitojë me merkaton në dalje, siç tregojnë seancat e fundit. Ndoshta mund ta kisha bërë më mirë, por dhashë gjithçka dhe i shikoj të gjithë në sy me kokën lart pa e qortuar veten.”

Mihajlovic më pas duket se dëshiron të heshtë thashethemet që shpjegojnë shkarkimin për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.

“Jamë mirë dhe vazhdimisht po përmirësohem. Unë nuk kujdesem për veten, vetëm disa kontrolle shëndetësore bëj dhe kam ndjekur të gjithë stërvitjen e ekipit. Këto javë, nuk kam humbur asnjë ditë dhe asgjë nuk më pengon të punoj dhe të shkoj në stol gjatë ndeshjes,”-përfundoi ai.