Nick Cannon është bërë sërish baba. Komediani dhe reperi i njohur ka mirëpritur në jetë fëmijën e tij të 9-të.

Ish-modelja LaNisha Cole solli në jetë vajzën e quajtur Onyx Ice Cole Cannon të mërkurën.

Vogëlushja është fëmija i parë i çiftit, ndërsa komediani ka edhe 8 fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme.

Çifti postuan në Instgram disa foto bardh e zi të momentit të ardhjes në jetë të foshnjës.

“Zoti më ka dhënë mua dhe LaNisha Cole privilegjin për të pritur një Engjëll këtu në tokë. Unë betohem se do ta mbroj dhe do ta dua këtë fëmijë në maksimum.”

Më pas vazhdoi: “Ne të gjithë mësojmë kaq shumë nga këta engjëj që i quajmë fëmijë. Po mësoj se nuk është koha e kufizuar që kemi në këtë planet, por është sasia e kufizuar e dashurisë. Dhe unë premtoj ta dua këtë vajzë të vogël me gjithë zemër, pavarësisht se çfarë thotë dikush…”

40-vjeçari ka edhe 8 fëmijë të tjerë, binjakët 11-vjeçarë Monroe dhe Moroccan me ish-partneren Mariah Carey, djalin 5 vjeçar Golden Sagon dhe vajzën Poëerful Queen, 19 muajshe me modelen Brittany Bell, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së tyre të tretë së bashku.

Cannon është gjithashtu baba i djemve binjakë Zion dhe Zillion, 15 muajsh, me ish-prezantuesen Abby De La Rosa. Ajo është në pritje të fëmijës së saj të tretë këtë vjeshtë.

Aktori mirëpriti së fundmi djalin Legendary Love, 10 javësh, me modelen Bre Tiesi. Gjithashtu është baba i një fëmije me Alyssa Scott, djalit Zen, i cili vdiq 5 muajsh në dhjetor 2021 pasi u diagnostikua me kancer në tru.