Nga Artan Behrami

Karrierën e saj e ka ndërtuar duke demonizuar UÇK-në, duke shkelur mbi të vdekur dhe mbi të gjallë vetëm për t’u bërë presidente. Presidenti Sejdiu kishte shkelur protokollin e Shtëpisë së Bardhë për të akomoduar ambiciet e sëmura të Vjosa Osmanit për të dalë në një foto me presidentin Obama. Vjosa Osmani shkeli mbi Fatmir Sejdiun, e tradhtoi Isa Mustafën dhe do ta tradhtoi edhe Albin Kurtin për të përmbushur përkohësisht ambiciet e saj të pashërueshme.

Ajo, bashkë me Donika Gërvallën, janë shndërruar në sponsorizuese të Gjykatës Speciale, e cila sot mbështetet vetëm nga Serbia dhe Rusia. Por, më së shumti Osmani është duke ia shpëtuar fytyrën Serbisë me mospunën e saj, me pasivitetin e saj, me prezantimin skandaloz të saj nëpër takime me përfaqësues ndërkombëtarë.