Ajo aktualisht është në turneun e albumit të saj të dytë ‘Future Nostalgia’.

Dhe Dua Lipa dukej në super formë në disa doto që publikoi së fundmi në Instagram nga koha e saj në Kolumbi. Këngëtarja, 27 vjeç, kishte veshur një fustan të shkurtër të mëndafshtë teksa pozonte përpara se të dilte në skenën në kryeqytetin e vendit, Bogota.

Fustana përmbante një detaj lidhës në qafë dhe disa të çara te pjesa e bustit dhe shpinës. Dua e kombinoi veshjen e saj me një palë geta të zeza. Bukuroshja veshi një palë taka me stil perspex.

Dua kishte vendosur një grim shkëlqyes, me xixa që i theksonin pjesën e syve. Flokët e gjata i kishte lënë lëshuar dhe të drejta. Dhe duke qenë se shkëlqente me këtë look, nuk kishte vendosur asnjë aksesorë.

Krijuesja e shumë hiteve dukej shumë e lumtur teksa firmoste autografe dhe shijonte kokteje. Duke u dhënë fansave një tjetër pamje nga prapaskenat, ajo ndau një foto të saj me një ‘boody’ të gjelbër me balerinat e saj si. Ajo shkroi krah fotove: ‘Estamos listos Bogota!!! Felices de estar aca con ustedes! Nos vemos a la noche!’ Që përkthehet: ‘Ne jemi gati Bogota!!! E lumtur që jam këtu me ju! Shihemi sonte!’.

Dua do ta përfundojë turneun e saj këtë vit më 16 nëntor në Perth, Australi. Këngëtarja ka folur për stilin e saj personal në një intervistë të mëparshme për ‘Refinery29’. Ajo tha: “Unë kurrë nuk kam dashur të vendos veten në një kuti dhe të them, ky është stili im dhe këto janë elementët kryesorë të stilit tim. Më pëlqen të eksperimentoj dhe të luaj. Është disi si muzika: Muzika nuk përfshin vetëm fytyrën e artistit. Dhe artisti duhet të veshë rrobat, jo anasjelltas. Moda nuk mund të detyrohet.”