Ndonëse u larguan nga skuadra disa elementë të rëndësishëm gjatë merkatos së verës, Napoli ka nisur shumë mirë sezonin e ri dhe aktualisht qëndron në krye të renditjes së Serie A dhe me pikë të plota në Champions League pas 2 ndeshjeve të luajtura.

Një tregues që konfirmon startin e mirë të sezonit është fakti që pas 6 javësh kampionat dhe 2 ndeshjeve në Champions, skuadra e Spallettit ka sulmin më të mirë në të dyja kompeticionet.

Napoli ka shënuar 13 gola në 6 javët e para të kampionatit dhe 7 gola në 2 ndeshjet e luajtura në Europë. 20 gola të shënuar në 8 ndeshje me një mesatare prej 2.5 golash për ndeshje.