Numri i infektimeve në vendin tonë mbetet i ulët, krahasuar me testimet që janë bërë gjatë 24 orëve të fundit. Gjithsej janë kryer 608 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 44 qytetarë, në këto bashki: 19 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Kurbin, Durrës, Vlorë, nga 1 qytetarë në Kukës, Lezhë, Dibër, Mat, Klos, Fier, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Skrapar, Gramsh.

Aktualisht janë 509 persona aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim 5 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë humbje jete dhe janë shëruar 47 qytetarë. Numri i personave të shëruar ka arritur në 326,929 që nga fillimi i epidemisë.