“Paracetamoli ka më shumë efekte anësore sesa vaksinat”. Deklarata u bë nga specialisti italian i sëmundjeve infektive, Matteo Bassetti, gjatë prezantimit të librit të tij “Bota është e mikrobeve”.

Sipas tij, vaksinat kanë meritën që na lejuan të jetojmë një vit normal, duke iu referuar vitit 2022.

Në lidhje me efektet anësore të vaksinave, ai tha se “të gjitha barnat i kanë ato” dhe për shembull, paracetamoli ka më shumë se vaksinat”.

Për drejtorin e klinikës së sëmundjeve infektive të spitalit San Martino në Xhenova, Matteo Bassetti, shumë vdekje të pacientëve pozitivë, nga janari 2022 e deri më sot, klasifikohen si Covid, por kanë të bëjnë me pacientë që për shkak të patologjive të tjera do të kishin vdekur.