Këshilli Kombëtar i PD-së ka miratuar mbrëmjen e sotme ngritjen e grupit të punës për të realizuar auditimin për financimet ruse të partisë gjatë zgjedhjeve të 2017-ës.

Grupi i punës përbëhet nga Ledina Mandia e cila do të jetë kryetare, Florion Mima, Edmond Spaho, Enno Bozdo dhe Aldo Bumçi anëtarë. Ndërkohë është shtyrë votimi për zhvillimin e primareve brenda partisë përpara zgjedhjeve vendore. Kjo pasi anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me materialin.