Juventus nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Fiorentunës. Skuadra e Allegrit luan shumë keq, edhe pas afrimit të Paredes, i cili ende nuk ka mundur të integrohet me lojën e ekipit torinez.

Juventusi e nisi në mënyrën më të mirë sfidën duke kaluar menjëhrë në avantazh. Në minutën e 9-të, Cuadrado kroson në zonë atje ku Kostic godet dhe më pas devijohet mjaft mirë në rrjetë nga Milik. Ky është goli i dytë radhazi për sulmuesin polak në dy sfida.

Bardhezinjtë ju afruan dhe golit të dytë me Mckennie, por në të njëjtën aksion Fiorentina përfiton duke shënuar me kundërsulm golin e barazimit me Koume në minutën e 29-të, që bën gjithçka mirë në zonë.

Vjollcët dominojnë dhe më pas do të fitonin dhe një penallti në fundin e pjesës së parë. Gjithsesi portieri Perin arrin të ndalë mjaft mirë Jovic. Portieri i bardhezinjtë në fraksionin e dytë bëri disa ndërhyrje vendimtae duke i dhënë një pikë Juventusit. Ekipi i Allegrit ngjitet në kuotën e 9 pikëve, përkohësisht në vendin e tretë.