Ilir Meta shprehet i penduar për detyrën që ushtroi si kreu i Shtetit për pesë vite.

Në intervistën për “Top Story”, kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se “e kam bërë një gabim, për hir të vendit u bëra President”.

Tashmë ai thotë se do të vazhdojë të jetë aktiv në politik, ndërkohë që shprehet i vendosur në qëllimin e tij “për të rrëzuar qeverinë”.

“Unë President, Rama dhe bandat e tij e dinë se e bëra këtë gabim për hir të vendit. Partinë e Lirisë do e drejtoj deri në triumf.

Lidershipi i opozitës ishte i korruptuarn ë të jgitha format. Edi Rama shumë shpejt do të bjerë në gjunjë të popullit, do të ndodhë është pashmangshme”, tha Meta.