Këngëtarja Elhaida Dani është një ndër konkurrentet e “Dancing With the Stars”, që pritet të nisë për pak ditë. Artistja ka folur aë fundmi për emocionet e garës dhe pengun më të madh që ka në prag të nisjes së spektaklit të kërcimit. Mes lotësh, Elhaida rrëfeu se mezi po pret që të takojë prindërit e saj dhe se e ka marrë malli shumë. Këngëtarja shtoi gjithashtu se ata janë shumë të emocionuar për pjesëmarrjen e saj në “DWTS”.

“Më ka marrë malli shumë këtë herë, ishte e vështirë, muaj jashtë Shqipërie, nuk kam folur shumë se diferenca e orareve 7 orë me Kanadanë, është edhe faji im e mirëkuptojnë ata. Mezi pres t’i takoj. Janë shumë të lumtur, mendojnë se do të fitoj”, rrëfeu Elhaida.