Shqipëria do të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit në transfertën e 24 shtatorit në orën 20:45, dhe ndaj Islandës, më 27 shtator në stadiumin “AIR Albania” në orën 20:45. Për këtë dy ndeshje tepër të rëndësishme, do të dalë në një konferencë për shtyp, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, i cili ka analizuar këto takime për kuqezinjtë:

Ndeshjet ndaj Izraelit dhe Islandës – “Nuk janë dy ndeshje të rëndësishme, por janë vendimtare. Ne duhet të bëjmë llogaritë me ekipin dhe lojtarët që kam në dispozicion. Ne do të shkojmë me bindjen që në ndeshjen e parë për të marrë rezultat, do të jetë e vështirë për të dyja sfidat, por do të besojmë.”

Dëmtimet – “Me Çekiçin kemi qenë në komunikim dhe do të jetë në grumbullim dhe do të bëjmë ekzaminimet, e njëjta gjë vlen edhe për Keidi Baren. Kemi një javë kohë edhe pse jemi në emergjencë.”

Problemet në mbrojtje – “Jam i detyruar të bëj disa zgjedhje të tjera. Në qendër të mbrojtjes kemi probleme. Hoxhallari është i vlefshëm për krahun e majtë sepse aty kemi nevojën. Nuk dua të marr shumë lojtarë me vete, sepse do i dërgosh në tribunë edhe pse mua nuk me pëlqen. Nuk dua të bëj eksperimente duke parë këto dy ndeshje.”

Vendi i parë – “Ne jemi ende në lojë për të marrë vendin e parë. Kemi shumë lojtarë me shumë eksperiencë dhe besoj se mund t’ia dalim. Jemi në kushte për të luajtur të barabartë si me Izraelin edhe në transfertë.”