Fuqizimi i të rinjve, vajzave dhe djemve me aftësi të nevojshme digjitale për tregun e punës dhe për shkollat është në fokus të punës së Bashkisë së Matit. Ditën e sotme në Pallatin e Kulturës së këtij qyteti u zhvillua një takim në kuadër të Projektit “Inovacioni dhe Kultura për të fuqizuar Matin – ICTe Mat”.

Kryebashkiaku Agron Malaj siguron se rivitalimi i Pallatit të Kulturës do të nxisë inconacionin dhe do të mbështesë më tej të rinjtë. “Fuqizimi i të rinjëve, vajzave dhe djemve me aftësi të nevojshme digjitale për tregun e punës dhe për shkollat, është projekti më i fundit në mbështetje të të rinjve të mrekullueshëm të qytetit tonë. Sot në Pallatin e Kulturës Burrel, zhvilluam një takim në kuadër të Projektit “Inovacioni dhe Kultura për të fuqizuar Matin – ICTe Mat”. Jam i bindur se rivitalizimi i Pallatit të Kulturës, do të ofrojë shërbime publike, të cilat nxisin inovacionin për zhvillimin ekonomik vendor dhe mbështesin aftësitë dhe aktivitetet e të rinjve në TIK”, thekson Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj.