Kanë dalë të tjera pamje nga luani që mbante i shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj. Pamjet janë publikuar nga një faqe në Tik-Tok me emrin Fushë-Kuqe, që dyshohet të jetë faqe e njerëzve të Ervis Martinajt. Në pamjet e publikuara duket luani që Martinaj la amanet para se të zhdukej, teksa është rritur shumë. Kujtojmë se amaneti i tij para se të zhdukej ndaj familjarëve të tij, ishte pikërisht kujdesi që ata duhej të tregonin për luanin. Ndërsa me disa pamje që kanë qarkulluar më parë në Tik-Tok, dukej se luani i Martinajt ishte ende i vogël. Kujtojmë se me kafshën shtëpiake të martinajt kishin pozuar një sërë emrash VIP të estradës shqiptare.