“Të dua”, projekti i Mozzik dedikuar vajzës së tij ka nxitur reagimin e ish partneres Loredana Zefi, e cila i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve. Mozzik nuk kishte hezituar të zbulonte të gjithë ndjesitë e tij teksa ndodhet larg vajzës që po rritet në Zvicër pranë nënës.

Mozzik i dha mesazh të bijës që të mos e pyesë për arsyen e ndarjes nga Loredana sepse do të “jetë tepër e rëndë po t’i tregojë.” Pas kësaj, Loredana iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve duke treguar se nuk është një pengesë në marrëdhënien babë e bijë. “Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Mund ta pyesësh”, shkroi Loredana.

Reperja i dha një përgjigje edhe të gjithë atyre që mendojnë se tradhtia ka qenë shkaku i ndarjes duke treguar se se ka tradhtuar asnjëherë Mozzik. Edhe herë të tjera Zefi e ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë dhe e pyetur se çfarë i mungon Hanës, artistja u shpreh: “Një vëlla.”