25-vjeçarja u shfaq në festën e Burberry-t, pranverë/verë 2023 në Londër më 26 shtator, e veshur me një fustan të ngushtë, i cili jo vetëm që ngjitej pas hireve të saj, por duket se kishte edhe një mesazh të fshehur. Pelerina e zezë me rrjetë, geta me model diamanti dhe takat me majë ishin detajet perfekte në pamjen e saj. Por duket se këtë herë ajo është inspiruar nga Princeshë Diana, duke ringjallur “fustanin e hakmarrjes” që u krijua pasi Diana u vesh me një fustan të shkurtër të zi në një mbledhje fondesh të ‘Vanity Fair’ në vitin 1994 – të njëjtën natë që mbreti Charles III dhe intervistën e tij ku pranoi tradhtinë.

Dhe ky fustan modern i veshur nga Camila vjen më pak se një muaj pasi ajo dhe Leonardo DiCaprio u ndanë pas katër vitesh së bashku. Aktori fitues i Oskarit ndërkohë ka nisur një lidhje me Gigi Hadid. Në fakt, Camila dhe Gigi së fundmi u kryqëzuan gjatë ‘Javës së Modës në Milano’, pasi të dyja morën pjesë në shfaqjen e ‘Versace pranverë/verë 2023’. Camila u ul në rreshtin e parë për shfaqjen me një bluzë korse të tejdukshme dhe pantallona të gjera, ndërsa supermodelja u ngjit në pistë me modelet më të reja të markës. Po ashtu, edhe Leo ishte në Milano ku u fotografua me miqtë duke darkuar.

Përpara udhëtimit për në Itali, Gigi dhe Leo u panë së bashku në New York. “Ata janë shoqëruar disa herë dhe ai është i interesuar”, tha një burim për E!News. “Gigi po argëtohet me të. Asaj nuk i intereson asgjë serioze”. Një burim i brendshëm ka vënë në dukje se të dy “janë me njëri-tjetrin”, por “asnjëri prej tyre nuk dëshiron një marrëdhënie” për momentin. Po për Camilën? Aktorja duket se po e shijon beqarinë. Ajo është parë me shoqet e saj dhe madje ka kërcyer gjatë gjithë natës teksa festonte ditëlindjen e 21-të të Kaia Gerber më 3 shtator. Ndërsa Leo dhe Camila ende nuk kanë komentuar publikisht për ndarjen e tyre, një burim i tha më parë E!News se “distanca luajti një faktor” dhe se marrëdhënia e tyre thjesht “përfundoi”.