Shqipëria do të përballet në ditën e nesërme ndaj Izraelit. Në konferencën e sotme për shtyp ishte trajneri Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj. Në fillim ishte mbrojtësi shkodran që ka folur për këtë takim.

“Kemi ardhur këtu për të fituar. I kemi të gjithë djemtë gati për këtë punë. Nëse nuk dalim me rezultat këtu, e dimë që do të jetë e vështirë për ne. Jemi të gjithë aq të rritur dhe profesionist sa nëse trajneri kërkon të ndryshojë skemën, ne jemi gati për ta bërë këtë. Gjithsesi mund të ndryshojë sërish gjatë lojës. Ne duhet të bëjmë detyrën që na thotë trajneri. Duhet ta kuptojmë se është ndeshje e rëndësishme. Duhet të kalojmë nga Izraeli te Islanda. Do të japim maksimumin dhe tregojmë vlerat tona”, tha Hysaj.