Qipro- Gruaja mendonte se ai po flinte gjumë. Një britanik ka humbur jetën gjatë një fluturimi për në Qipro. Turisti 63-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se ka humbur ndjenjat duke bërë që gruaja e tij të kujtonte fillimisht se ishte në gjumë, por më pas lajmëroi ekuipazhin. Avioni ishte nisur për në qytetin jugperëndimor të Paphos, ku u dërgua me urgjencë në spitalin e përgjithshëm, por ai nuk e rifitoi kurrë vetëdijen. Britaniku u dërgua për trajtim mjekësor në orën 23:00 me orën lokale dje, por mjekët e konstatuan vdekjen e tij pas mbërritjes.