Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, ku në të shumtën e rasteve bëjnë pjesë edhe videot satirike në TikTok.

Së fundmi, ajo publikoi një video në InstaStory, ku shfaqej në parukerinë duke mbajtur krehrin në duar si mikrofon, ndërsa interpreton këngën e famshme të Billie Eilish dhe Khalid, “Lovely”.