“Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka qenë Shqipëria e para që e ka bërë pasi ka të bëjë me konsumin e shtuar dhe ka të bëjë dhe me pamundësinë e gjetjes së energjisë në treg”. Ishte kjo deklarata e ministres Belinda Balluku në “SOT” për Euronews Albania e cila sqaroi se fasha vijon të jetë në fuqi, thjesht aplikimi nuk do të fillojë në tetor.

Për dy arsye:
1-Konsumi është ulur ndjeshëm edhe për shkak të kushteve atmosferike
2-Qytetarët janë sensibilizuar
Balluku tha se që prej fillimit u qartësua se fasha do të variojë në varësi të kushteve të kaskadës së Drinit dhe kërkesës së tregut dhe në këto kushte aplikimi nuk ka pse nis që në tetor duke qenë se ka mjaftueshëm energji. “Nga rreth 17 mijë megavat/orë që i kërkohej KESH-it nga operatori i shpërndarjes në fillim të shtatorit, sot i kërkohet rreth 11 mijë megavat/orë,” – deklaroi Balluk