German Chancellor Olaf Scholz delivers a speech about German government's policy at the German parliament Bundestag in Berlin, Germany, Thursday, May 19, 2022. (AP Photo/Markus Schreiber)

Ndërkohë që dimri po afron dhe Moska ndërpreu komplet furnizimin me energji për Gjermaninë, kancelari gjerman Olaf Scholz nisi kërkimin për partnerë të rinj në këtë fushë. Ai ka marrë një udhëtim të largët për të siguruar energji nga Lindja e Mesme. Scholz ka firmosur marrëveshje me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila mbulon përshpejtimin e sigurisë së energjisë dhe rritjen industriale.

“Ne kemi bërë progres në një seri të tërë projektesh që kanë të bëjnë me prodhimin e gazit .Kemi projekte të gazit natyror të lëngshëm që luan një rol të rëndësishëm. Kjo është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik. Por sigurisht dhe për transformimin e ekonomise kombëtare që do të shkojnë drejt energjisë së pastër., tha kancelari gjerman.

Scholz i cili ndodhet në një udhëtim dy ditor në vendet arabe me drejtues nga industria gjermane nënvizoi shkëputjen nga varësia e gazit rus.

“Duhet të sigurohemi që prodhimi i gazit natyror në botë të avancoj deri në atë pikë ku kërkesa e lartë që ekziston mund të plotësohet pa pasur nevojë t’i drejtohemi kapaciteteve prodhuese që janë në rusi. Kjo është e lidhur me të gjitha projektet që tani po zhvillohen në të gjithë botën,por edhe këtu”, deklaron ai.

Të shtunën Scholz zhvilloi bisedime në Xheda me princin e kurorës së Arabisë Saudite ndërsa destinacioni i tij i rradhës do të jetë Katari. Ndërkohë gazi do të dërgohet me anije në dhjetor në terminalin e ri në Brunsbüttel, linjat e para të të cilit janë duke u ndërtuar aktualisht.