Dukesha e Cornwall-it dhe Kembrixhit Kate Middleton u shfaq me syze dielli teksa u pa për herë të parë që nga vdekja e Mbretëreshës.

Kate, e cila ishte e veshur në të zeza, u pa duke ngarë makinën për të marrë tre fëmijët e saj nga shkolla pas javës së tyre të parë në Lambrook pranë Ascot këtë pasdite.

Vdekja e stërgjyshes së tyre Mbretëreshës do të jetë një goditje e rëndë për Princin George, nëntë vjeç, Princeshën Charlotte, shtatë vjeç dhe Princin Louis 4-vjeçar, pasi ata dhe prindërit e tyre filluan një jetë të re në Adelaide Cottage në mjediset e Kështjellës Windsor, ku Madhëria e Saj kaloi pjesën më të madhe të vitit.

Pas vdekjes së Mbretëreshës, brenda 48 orëve vendi ishte në zi, por Dukesha vendosi të qëndronte në Windsor për të mbështetur fëmijët në shkollë ndërsa William fluturoi në Aberdeenshire me një avion RAF.

Princi William, tani trashëgimtar i fronit, u kthye në shtëpi nga Balmoral për të qenë me familjen e tij pasi nxitoi në Skoci për të parë gjyshen e tij para se të vdiste.

Princi William mori pjesë sot në Këshillin e Aderimit në Londër, ku babai i tij Charles III u shpall zyrtarisht Mbret.