Tashmë janë mësuar vazot për Kampionatin Europian që mbahet në vitin 2024, ne Gjermani. Pas përfundimit të Ligës së Kombeve, janë mësuar edhe vazot ku do të qëndrojnë përfaqësueset, por vëmendja jonë është te Shqipëria dhe Kosova. Kuqezinjtë dhe Dardanët do të shpresojnë të kenë një grup të lehtë, për t’ia dalë të kualifikohen në Kampionatin Europian.

Shqipëria gjendet në vazon e tretë, ndërsa Kosova në atë të katërt, që do të thotë se mund të ketë një përballje mes tyre, pasi mund të jenë në të njëjtin grup. Natyrisht ky do të ishte një short i padëshirueshëm, por që mund të jetë shumë i mundur.

Më poshtë mund të shikoni se me kë është në vazo Shqipëria dhe me kë Kosova.