Astrologia e njohur Meri Shehu, e ftuar ditën e sotme tek “Rudina” ka bërë renditjen e shenjave të horoskopit për muajin ‘Shtator ’, nga më pak e favorizuara deri tek ajo më me fat.

Sias saj ja cilat janë shenjat më favorizuese:

12.Bricjapi

Eklipsi hënor i kap pak psikologjikisht të renduar, çështjet e punës i kanë stresuar së tepërmi, mos u stresoni shumë, mund të zhgënjehen nga të tjerët. Do kërkojnë të dalin pak nga realiteti.

11.Shigjetari

Hena në shenjën e tyre do jetë pak utopike, do i jap shumë ëndërrime, por do ketë pak mjegullnajë. Është si të ngasësh një avion në mjegull nuk dihet ku të çon. Në cështjet ekonomike pas datës 18 shtator do tentojnë disa ngatërresa. Jo firmosje ose detyrime ekonomike.

10.Luani

Kanë një frikë nga detyrimet, por Mërkuri i kundërt i fut në një pasiguri për të bërë një zgjedhje në lidhje me punën. A kane bërë lëvizjen e duhur? A kanë zgjedhur punen e duhur? Këto pytje do i shqetesojnë. Por në dashuri do kenë erotizëm.

9.Dashi do jenë nervoz, të shqetësuar dhe psikologjikisht jo në formën e duhur. Mund të planifikojnë një pune, një çështje ligjore. Nga data 18 fillojnë problemet familjare. Nga data 18 deri 21 mund të kemi disa probleme, por pas datës 21 gjërat bëhen më lehtë.

8.Gaforrja

Janë në një vit të çuditshëm sepse do kenë problematika në marrëdhenie me të tjerët. Do kemi disa kthime mbrapa në bashkëpunime ose në çift. Pas datës 21 do qetësohen pasiguritë e tyre. Duhet të kenë kujdes shendetin.

7.Peshorja

Do merren me punën, me karrierën, do fusin një njeri të ri në jetën e tyre. Pas datës 18 këto situata do fillojnë të konfliktohen. Duhet ta marrin pak me skepticizëm. Mos të firmosin kontrata, të mos japin fjalën.

6.Ujori

Nga të gjitha anët janë të mbrojtur nga planetet, do merren me projekte të tyre, do ëndërrojnë, do kenë fat në dashuri. Pas datës 21 hapet mundësia për një pune të re, u shpreh Meri.

5.Demi

Do bëjnë aleanca të mira, do shprehin ndjeshmërite e veta, do i realizohet një plan, një udhetim. Pas datës 18 mos konfliktohen me familjarët me miqtë ose komshinjtë. Një njohje e re do jetë pas datës 21.

4.Akrepi

Do kenë lajme të mira me ligjin, kontakte me jashtë. Pas datës 21 do hapen gjëra të mira, bashkpunime të reja. Në datë 5 do i kapi eklipsi në çështje ekonomike prandaj mos shpenzojnë më shumë se ç’duhet.

3.Binjakët

Do t’i japi dashuri ky muaj, njohje të mira, ana ekonomike do hapet dhe do formulohet shumë bukur pas datës 21 qershor. Nga data 18 deri 21 mund të bëjnë gabime fatale. Kujdes këto tre ditë.

2.Peshqit

Do kenë kontakte për punë, për marrëdhënie me jashtë. Gjërat do ecin mirë. Mund t’i bëhet një ofertë shumë e mirë pune, por mund të jetë e përkohshme. Eshte momenti të shkëlqejnë.

1.Virgjeresha

Mund të shfrytëzojnë të mirën, pamjen, të folurën, planetet do i bëjnë më të dashur dhe mund të realizojnë deshirat e tyre. Do afrohen me njerëz që kanë pushtet. Do bëjnë bashkëpunime, mundësi të mira. Duhet ta shfrytëzojnë.