Izraeli dhe Shqipëria janë gati për të zbritur në fushën e blertë për përballjen e tyre të dytë në Nations League. Takimi tepër i rëndësishëm për vazhdimësinë e kuqezinjve pasi aktualisht ndodhen në vendin e 3-të me 1 pikë.

Ndeshja që do të startojë në orën 20:45, në Tel Aviv.

Edoardo Reja ka hedhur në fushë të besuarit e tij për këtë takim pasi kërkohen vetëm 3 pikët.

Në krahun tjetër dhe tekniku izraelitas Hazan Alon mes mungesash në repartin e sulmit u ka besuar më të mirëve që ka në dispozicion pasi dhe një barazim do të ishte i mjaftueshëm për vendasit.

SHQIPËRI: Strakosha, Hysaj-Ajeti-Ismajli-Balliu, Abrashi-Gjasula-Laçi, Asllani-Çikalleshi-Broja
Trajneri: Edoardo Reja