Një 69-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin mbrëmjen e sotme. 69-vjeçari i identifikuar me iniciale T.T. u gjet nga polumbarët e RENEA-s në afërsi të fshatit Mjekës. Sipas policisë, ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij një ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.