Tani që luftëtarët iranianë sulmuan për herë të fundit atdheun tonë, Shqipëri, po shikoj sa e sa njerëz që po kërkojnë me dedektorë për të gjetur ‘nga erdhën e nga shkuan’ iranianët. Në fakt ranianët dhe çdo e keqe që i kanoset vendit tonë, vjen prej brenda.

Luftëtarët iranianë që po sulmojnë shtetin tonë me kibernetikë e me spiunazh, vijnë nga ‘ Lufta e Vlorës’. Jo nga Lufta e famshme patriotike e vitit 1920, por nga lufta e vitit 1997, që eshtë lufta e shqiptarit kundër shqiptarit, e ndezur nga presidenti i vendit, Sali Berisha.

Sulmet kundër Vlorës nisën që në marsin e vitit 1997.

Isha në Vlorë, pandërprerë në Vlorë, në krahinën që po sulmohej nga shteti. Presidenti i vendit kishte urdhëruar ushtrinë që të sulmonte në tre drejtime:

Të pushtohej nga militantë të PD, te ardhur kryesisht banorë të Veriut që nga Shkëlzeni deri në lumin e Matit.

Të shembeshin urat dhe lidhjet me Vlorën me qëllim që popullsia e krahinës të izolohej dhe t’ i priteshin furnizimet me ushqime dhe medikamente.

Të sulmohej nga ajri nga Forcat Ajrore të Republikës…

Mes këmbësorëve që po sulmonin Vlorën ndodheshin edhe qindra luftëtarë iranianë.

Djemtë e Vlorës nisën ritualin e përnatshëm në dy drejtime:

E para, mblodhën tregtarët (ata që ishin) dhe forca të tjera civile që të siguronin ushqimin për familjet në nevojë. Ato pak mallra që ndodheshin nëpër magazina nisën të shpërndahen shtëpi më shtëpi.

E dyta, organizuan grumbullimin me pishtarë në duar që nga Pylli i Sodes deri në lumin Vjosa. Ruanin detin dhe urën e Mifolit që të pos pushtoheshin nga ‘ dushmani’. Parulla e djemve ishte “Dushmanin në det’. Me ‘ dushman’ nënkuptohej vetë presidenti Berisha; por edhe ushtria e tij.

Ishte marrë vesh se shumë forca vinin nga lufta e Bosnjës. Lufta civile e Bosnjës kishte shkaktuar mijëra viktima. Vetëm kaq u tha: ‘ Vijnë nga Bosnja’.

Luftëtarët e ardhur nga Bosnja ishin iranianët qe kishin luftuar atje si merecenarë; tani vinin të luftonin kundër popullit të Vlorës po si mercenarë.

Disa prej tyre, nga ata që mundën të hynin në Vlorë, u panë që luftonin pa mëshirë. Ata dalloheshin nga gjuha dhe nga simboli që përdornin: Tre gishtat lart.

Disa orë të përgjakshme të luftës në Vlorë kanë përjetuar egërsinë e luftëtarëve nga Irani, që vinin nga Bosnja si mbështetje për presidentin e Shqipërisë. Alia Izetbegovic i Bosnjës, një mik i fshehtë i Berishës, kishte nisur ndihma në forca luftarake.

Disa prej tyre u plagosën rëndë dhe u tërhoqën, disa edhe mbetën në fushën e luftës, dhe të tjerë u larguan në panik. Në vitin 1999, ata u panë në luftën e Kosovës, si mercenarë të një ‘ bosi’ tjetër.

Ndërsa propaganda qeveritare e Berishës nisi sulmin moral kundër mbrojtjes popullore në Vlorë. Propaganda ishte kjo: ‘ Vlora luftoi si serbët, me simbolin tre gishta të serbëve’.

Në fakt, qeveria zbuloi vetveten: Njerëzit e tre gishtave ‘ serbe’ i kishte prurë vetë për të vrarë shqiptarët e Vlorës .