Ministria britanike e mbrojtjes ka publikuar përditësimin e saj të fundit mbi situatën në terren në Ukrainë. Sipas saj, Vladimir Putin pritet t’i drejtohet të dy dhomave të parlamentit rus më 30 shtator, shkruan Sky News. “Ekziston një mundësi realiste që Putini të përdorë fjalimin e tij për të shpallur zyrtarisht pranimin e rajoneve të okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

“Referendumet që po zhvillohen aktualisht brenda këtyre territoreve janë planifikuar të përfundojnë më 27 shtator”. Ato po zhvillohen në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.