Kombëtarja e Francës mbetet një patate e nxehtë. Pas çështjes së Benzema, tashmë janë të tjera. Dhe gjithnjë jashtë fushës së blertë. Kylian Mbappe do të luajë në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe sigurisht që nuk do të mungojë në Botëror.

Por ylli i Francës nuk do të jetë në foto zyrtare të “gjelave” për aktivitete promocionale dhe nuk do të shfaqet me logot e sponsorëve të saj. Vetë futbollisti ka konfirmuar bojkotin e seancave fotografike në qendrën stërvitore të bluve.

Në këtë komunikatë për shtyp të shpërndarë nga përfaqësuesit e lojtarit, theksohet se nuk është e mundur që të gjendet një marrëveshje me federatën mbi administrimin e së drejtës së imazhit të sulmuesit. Mbappe do të gjobitet nga 25 mijë euro për çdo ndeshje.

Një shifër qesharake po të llogariten rreth 50 milionë eurot që përfiton në vit. Ndërkohë, situatë jo e qetë edhe për Pogba. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi, çështja e kërcënimit nga i vëllai dhe arrestimi i tij kanë krijuar një klimë negative.

Gazeta prestigjoze “L’Equipe hapej sot pikërisht me problemet në kombëtare, me titullin: “In bussines class”, duke iu referuar yjeve të Francës me problemet e tyre vetjake.