Në Angli dhe jo vetëm, vdekja e Mbretëreshës Elizabeth është përjetuar me trishtim, një figurë shekullore që gjatë mbretërimit të sajë i ka qëndruar shumë pranë sportit, futbollit në veçanti.

Pavarësisht se qeveria britanike nuk doli me një vendim të formës së prerë, urdhërues, por ia la në dorë vetë klubeve për të vendosur, Premier League dhe kampionatet në nivelet më poshtë, të gjitha me një vendim të përbashkët, vendosën të mos zbrisnin në fushë këtë fundjavë, duke anuluar të gjithë aktivitet që ishin në program në shenjë respekti dhe mirënjohje ndaj Mbretëreshës.

Ky vendim i klubeve angleze ka pushtuar faqet e para të mediave sportive: “Futbolli hesht”, shkruan Express. “Game off”, shkruan Star Sport në faqen e parë. Nderimit ndaj Mbretëreshës i është bashkuar edhe Formula 1, piloti Hamilton mbajti në krahë një shirit të zi gjatë xhirove të lira.