Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi ka bërë daljen e saj në tapetin e kuq të ‘Amfar’ ku ka qenë e ftuar dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj.

Oriola publikoi në Instagram një video teksa shfaqet e veshur me një fustan të mrekullueshëm, ngjyrë gri i shndërritshëm ku nxirrte në pah format e saj perfekte trupore duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithë fotografëve në tapetin e kuq.