Kjo e hënë 12 shtatori shënon nisjen e viti shkollor 2022-2023, ku plot 29 mijë vogëlushë ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa 28 mijë nxënës nisin klasën e 10-të.

Në këtë vit të ri shkollor, ka disa risi për klasën e parë, ku krahas Abetares së unifikuar me Kosovën, është edhe futja e një lënde të re, ajo e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit.

Shfletoni fotot nga shkolla 9-vjeçare “Ali Demi” në Tiranë, me emocionet e para të nxënësve në këtë fillim viti shkollor, teksa presin që të bjerë dhe zilja që tregon dhe rrugëtimin e tyre drejt dijes (BW):