I ftuar ditën e sotme në emsionin “Zona Zero” të gazetarit Thimi Samarxhiu ka qenë Driton Selmanaj, deputeti i LDK-së i cili ka hedhur dritë mbi të vërtetën e fotos me atentatorin e Albin Kurtit.Në fjalën e tij, Selmanaj ka treguar se si është gjendur në të njëjtën tavolinë me personin i cili, nga mesazhet e publikuar të ish-drejtorit të Përgjithshëm te Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është një nga personat e dyshuar që do të kryente atentat ndaj kryeministri të Kosovës, Albin Kurti.
Personi i dyshuar është identifikuar me emrin Prek Kodra, dhe deputeti Selmanaj është shprehur se është gjendur krejt rastësisht në tavolinë me të në fund të vitit 2020, teksa pohon që nuk ka asnjë njohje personale me të dyshuarin.Deputeti shton se as që ia kishte mësuar emrin se kush ishte teksa ishte prezantuar si daja i një prej të pranishmëve të tjerë në tavolinë, ndërkohë që Selmanaj shprehet i gatshëm të zbardhet e vërteta mbi këto dyshime.

“Ajo foto është e vërtetë dhe ka ndodhur në fund të vitit 2020 ku isha në poziten e zëvendës kryeminstrit. Po kthehesha nga Prishtina në Prizren dhe më fton një miku im në një kafene në Prizren. Unë shkova dhe qëndrova në darke jo më tepër se 2 orë e gjysmë. Ishin dy persona, njerit ia dija emrin që quhej Gjergji dhe ky i dyti është prezantuar si daja i Gjergjit. Pasi mbaroi darka nuk kam patur asnjë kontakt me këta persona derisa dje kam marrë një telefonatë nga një media në Shqipëri.Unë pasi i kam kuptuar emrin dhe për çilin bëhet fjalë nuk e di nëse është ai apo jo i vërtetë.Unë kur kam qëndruar për një orë me të më është prezantuar si daja i Gjergjit dhe Gjergji ka lidhje miqësore shumë të afërta me mikun tim që më ftoi në atë kafe.Personi që është i dyshuar është identifikuar si Prek Kodra.Për mua ajo që është e rëndësishme është që të zbardhet e vërteta cila do qoftë ajo. Secili institucion i Shqipërisë dhe Kosovës nëse unë do t’i hyja në punë dhe deklarata ime do t’i shërbente mbi këtë situatë jam i gatshëm 24 orë për të dhënë këtë deklaratë ama për gjëra të tjera që nuk jam në djeni une nuk mundem.”- tha deputeti I LDK-së Driton Selmanaj.