Risitë duket se nuk do të mungojnë as në Superkupën e Italisë.

Oferta e fundit e mbërritur në zyrat e Ligës së Serisë A nga Arabia Saudite, mund të sjellë ndryshimin e traditës së këtij kompeticioni ku finalja i takon fituesit të Kupës së Italisë dhe atij të kampionatit.

Arabët kanë dërguar një propozim prej 138 milionë eurosh për gjashtë vitet në vijim, pra deri në 2028-2029, për të joshur italianët të ndryshojnë formatin e Superkupës në një garë me 4 skuadra, që do të jenë dy finalistët e Kupës dhe dy vendet e para të Serisë A, të njëjtin format që aplikon sot Spanja.

Kështu, vendi pritës, në këtë rast, Arabia Saudite, do t’i siguronte një kontratë prej 23 milionë eurosh në sezon Ligës italiane, një shumë e trefishuar nga 8 milionë eurot aktualë që përfitojnë italianët nga zhvillimi i finales së Superkupës në Lindje./PANORAMASPORT.AL