Reja pritet të ndryshojë skemën në ndeshjen me Izraelin. Duke parë mungesat e Kumbullës dhe Gjimshitit, trajneri italian është i detyruar për t’iu kthyer skemës me 4 mbrojtës. Qëndra i lihet Ismajlit dhe Veselit. Në mesfushë pritet nga minuta e parë treshja Asllani-Gjasula-Abrashi, ndërsa Bajrami mund të jetë pas dyshes së sulmit, Uzuni-Broja.

Shqipëria: Berisha; Balliu, Ismajli, Veseli, Hysaj; Asllani, Gjasula, Abrashi; Bajrami; Broja, Uzuni