Fjalimi i kryeministrit Rama në OKB nuk i ka pëlqyer aspak serbëve që nuk e kanë pritur aspak mirë qëndrimin e kreut të ekzekutivit shqiptar lidhur me Kosovën.

Një televizion i Serbisë, përkatësisht i njohuri B92, ka qarkulluar këto ditë një video të emisionit satirik dhe politik më të ndjekur në vend, 20 minuta, ku një aktor vendas ka imituar kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Aktori, nën “lëkurën” e Edi Ramës shprehet: Mirëmbrëma, Kosova është e pavarur!