Roger Federer njoftoi para pak ditëve tërheqjen nga tenisi në moshën 41-vjeçare. Zviceriani, një nga më të mirët (në mos më i miri) në historinë e këtij sporti, ka edhe një impenjim të fundit për t’u përshëndetur para tifozëve ndërsa do të luajë së bashku në Laver Cup me Rafael Nadal një nga rivalët dhe miqtë e tij më të ngushtë. Një karrierë e mbushur me trofe dhe sukses ajo e Federer, që përveç admirimit të shumë tifozëve, e ka shndërruar edhe në një nga sportistët më të pasur.

Kështu, përgjatë karrierës së tij, Federer ka arritur të fitojë plot 1.09 miliardë dollarë, duke u renditur pas Lionel Messit (1.15), Lebron James (1.16), Cristiano Ronaldos (1.24) dhe Tiger Ëoods (1.72). Por, nga ana tjetër, zviceriani ka superuar boksierin Floyd Mayëeather (1.08). Interesant është fakti se në vitin 2022, Federer nuk ka zbritur në asnjë fushë të tenisit, megjithatë falë sponsorave të tij, ia ka dalë të fitoj 90 milionë dollarë. Ndërkaq, në vitin 2020, revista Forbes e cilëson Federer si sportistin më të paguar të botës. Sa i takon përfitimeve financiare të cilat vijnë falë sukseseve në tenis, Federee ka fituar plot 130.6 milionë dollarë, të cilat në fakt nuk i mjaftojnë për të qenë i pari në listë. Pasi këtu Roger renditet pas Novak Djokovic që ka fituar deri më tani 159 milionë dhe pas mikut të tij, Rafael Nadal që deri më tani ka grumbulluar 131.6 milionë dollarë. Sakaq, një tjetër, kontratë e rëndësishme në karrierën e Federer, jashtë botës së sportit, ka qenë edhe ajo e vitit 2018 me Uniqlo, një kompani japoneze e veshjeve e cila i siguroi zvicerianit një përfitim prej 300 milionë dollarë.