Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e gazetarit dhe moderatorit Arben Ahmeti, pasi akuzohet pët dhunë në familje, raporton gazeta Express. Sipas policisë, ai i ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, në sy të familjes. “Ai është arrestuar pasi ka shkaktuar dhunë në familje dhe e dhunuara ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është marre ne pyetje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim”, thuhet nga policia.

“Më datë 25.09.2022, në ora 18:15, është pranuar kallëzim për dhunë në fshatin Laplla Sellë, rruga Dragovacka. Në vendngjarje ka dalë patrulla si dhe polici hetues në detyrë për dhunë në familje ku sipas V. A. ka pasur konflikt me bashkëshortin. Pra sot më 25.09. 22 rreth orës 18:00 i dyshuari Arben Ahmeti, i cili në atë kohë i kishte sjellur dy fëmijët (5 dhe 6 vjeç) të cilët qëndronin tek ai nga data 23.09.22 për shkak se çifti nuk jetojnë bashkë.

Në atë moment ka pasur një konflikt kur viktima/ gruaja e ka pyetur të dyshuarin të qëndrojë në shtëpi me familjen e tij për shkak se ia kanë kërkuar fëmijët të cilët në atë moment qanin për babanë e tyre, i dyshuari ka kundërshtuar duke e ofenduar verbalisht deri në momentin kur ka pasur kontakt fizik, përkatësisht duke e shtyrë me duar. Për shkak të ankthit, stresit, gjendjes së të dhunuares, patrulla ka kërkuar ndihmë mjekësore për të”, thuhet në raportin e policisë të datës 25 shtator.