Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, që ka një pasuri milionash, ka shprehur sërish shqetësim në lidhje me çmimet.Meta ka reaguar në rrjetet sociale mbi një lajm se në 3 vite u pastruan mbi 1.2. miliardë euro në Tiranë, në ndërtim.Ai thotë se tashmë e po e kupton se përse janë rritur çmimet e banesave, ndërsa thekson se të pasurit një apartament në Tiranë është një mision i pamundur, nderkohe qe vete ka tre pallate ne Tirane, nje ne Bllok, nje te Kodra e Diellit dhe nje ne Astir.

“Është e qartë tashmë pse çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë arritur shifrat stratosferike 2000, 3000 madje dhe 5000 euro për metër katror.Është po aq e qartë arsyeja përse shumë prej familjeve të reja zgjedhin emigrimin, pasi të pasurit një apartament të tyre në Tiranë është një mision i pamundur.1.2 miliardë eurot e pastruara në sektorin e ndërtimit gjatë këtyre tre viteve në Tiranë, siç bëhet e ditur nga raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar mbi të gjjtha qartëson lidhjen e betonizuar midis krimit të organizuar dhe kësaj Qeverie”, shkruan kreu i PL-së.