UEFA gjobit katër klubet italiane, Juventus, Roma, Milan dhe Inter për shkak të problemeve me llogaritë e tyre financiare në periudhën 2018-2022.
Kryeqytetasit janë edhe ata që e kanë pësuar më shumë pasi janë gjobitur me pesë milionë euro, ndërsa pas tyre me katër milionë vjen Inter, tre milionë e gjysmë për Juventusin dhe dy për Milanin.Ndërkohë, klubet italiane kanë arritur edhe një akord me UEFA-n për të rregulluar bilancet sa më shpejt të jetë e mundur. Në fakt, pjesë e klubeve që e kanë pësuar janë edhe Olympiacos, Monaco, Besiktas dhe PSG. Në detajet që jepen nga e UEFA-s flitet që në total klubet kanë marrë një gjobë prej 172 milionë euro, por fillimisht do të paguhet vetëm 15% e kësaj shume dhe 85% do të merret vetëm nëse nuk do të ketë një reflektim nga ana e klubeve për të rregulluar gjithçka.
Sakaq, në rast se klubet nuk reflektojnë, atëherë perveç anës financiare rrezikojnë të pësojnë edhe një ulje të numrit të lojtarëve të federuar apo si në rastin e Juventus, përjashtim nga Champions League për tre sezonet e ardhshme duke nisyr nga sezoni 2026-2027.