Bëhet fjalë për hënën e asteroidit Didymo, Dimorphos, që ndodhet rreth 10 mln km larg Tokës dhe përplasja është programuar për në 27 Shtator. Sonda Dart është lëshuar në hapësirë në Nëntor të 2021 dhe aktualisht është pozicionuar në trajektoren e duhur të impaktit, që parashikohet të jetë me shpejtësi 24 km/h. Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve po bëhen edhe korrektimet e trajektores, dhe e fundit do të zhvillohet në 25 Shtator, rreth 24 orë para përplasjes. Për shkencëtarët ky mision është i rëndësishëm pasi do shihen pasoja e përplasjes, nëse kalkulimet kanë qenë të sakta, dhe së fundmi është si një provë gjenerale për tu mbrojtur dhe për të devijuar kështu në të ardhmen një trup qiellor që mund të përbëjë rrezik për afrim me Tokën.