Enti rregullator i energjisë do të vendosë sot të rrisë me 4.4 herë çmimin e eneregjisë për konsumatorët familjarë që shpenzojmë më shumë se 800 kilovat energji elektrike në muaj. Përfaqësuesi i FSHU paraqiti në mbledhjen e Bordit të Entit Rregullator “kërkesën për cmimin për 800 kë/h. Cmimi nga KESH të jetë 34.3 lekë për kw/h”.

“Ky ndryshim në rritjen e cmimit për sasinë mbi 800 kë/h do rrisë shpenzimet e blerjes së energjisë në periudhën tetor-dhjetor 2022 me 1.8 miliardë lekë.
Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak te rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se cmimi te jete 42 lekë për këh për konsumin familjar mbi 800 këh në muaj rekuperon koston e blerjes së energjisë duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike.” -u shpreh ai. Çmimi i rritur do të vijë në faturën e rradhës pranë shtëpisë dhe vendimi për rritjen erdhi pas kërkesës së qeverisë. Ky propozim parashikon që 40-70 mijë familjeve gjatë muajve tetor-dhjetor, t’u rritet cmimi i energjisë elektrike. Sakaq OSHEE parashikon që nga kjo lëvizje të mbledhë rreth 1.8 mld lekë, që më pas pas do të përdoren nga kompanitë energjitike për të blerë energji në tregjet ndërkombëtare.