PSG i ka bërë një nisje fantastike sezonit të ri, duke fituar 7 e barazuar 1 ndeshje në kampionat, si dhe duke fituar dy sfidat e para në Champions League, pa harruar triumfin në Superkupën e Francës. Pra, 10 fitore dhe 1 barazim. Natyrisht, në këto suksese nuk mund të mos ishte i përfshirë Kylian Mbappe, i cili ka shënuar 7 gola në Ligue 1 dhe 3 në Champions, me një mesatare 1 gol për ndeshje, pasi nuk luajti në Superkupë. Rendiment shumë i mirë i yllit francez.

Megjithatë, ka një shifër që e bëjnë Mbappe egoist. Ai ka marrë tetë asiste nga Messi dhe Neymar këtë sezon dhe ka dhënë zero për ta dhe për të tjerët. Me pak fjalë, Mbappe nuk ka pasuar kurrë për gol për shokët e skuadrës në 10 ndeshjet që ka luajtur. Edhe në kombëtare me francën, Mbappe nuk ka dhënë asist, ndërsa është shërbyer dy herë në dy golat që ka realizuar. Gjithsesi, Lionel Messi e cilësoi një bishë, një nga lojtarët më të mirë që ka bota.