Pas shkarkimeve të Tomas Tuhel nga Çelsi dhe Domeniko Tedeskos nga Lajpcigu, pas humbjeve në Champions, respektivisht 1-0 ndaj Dinamos së Zagrebit dhe 1-4 ndaj Shaktar Donjetsk, tani edhe një trajner tjetër është gjithmonë e më pranë shkarkimit.

Sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, Julen Lopetegi është fare pranë shkarkimit nga detyra e trajnerit të Seviljes pas disfatës së rëndë me rezultatin 0-4 mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” ndaj Mançester Sitit.

Sipas medias italiane, sot do të mblidhet këshilli ekzekutiv i klubit andaluzian për të marrë një vendim zyrtar për trajnerin 55-vjeçar spanjoll, i cili më parë ka qenë edhe teknik i Realit të Madridit, kombëtares së Spanjës, Portos.

Lopetegi ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe Seviljan e mori në drejtim më 1 korrik të vitit 2019, teksa në 165 ndeshje në të gjitha kompeticionet ka arritur të fitojë, 89 ndeshje, 42 barazime dhe 34 humbje.