Arta Nitaj po shkëlqen në skenën e spektaklit “Dance Albania” në Tv Klan. Por sipas Klaudia Pepës dhe Ilir Shaqirit, ka ende për të mësuar për të qenë më e zhdërvjelltë dhe të transportojë lëvizjet me muzikën. Balerini Ilir Shaqiri shton se ka edhe diçka tjetër mbi të cilën modelja dhe aktorja duhet të përpiqet më shumë në performancat e saj. Ilir Shaqiri: Problemi yt më i madh për mendimim tim është hapja e këmbëve sepse je e mbyllur, kupton? Elasticiteti ka të bëjë shumë sepse duhet të punosh shumë sparkatën. Pjesën e sipërme të trupit ti e punon shumë bukur, rumba, por pjesa poshtë përveçse je e mbyllur ke shumë pak elasticitet. Puno me sparkatën, me gjithë partnerin. Nuk e di a është dakord partneri në këtë rast. mErind: Po punojmë çdo ditë e çdo javë me hapjen e të gjitha këto. Ilir Shaqiri: Merruni me hapjen, urgjentisht.