Kanë mbetur rreth dy muaj deri në fillimin e Botërorit dhe tifozët e një Kombëtareje kanë blerë tashmë të gjitha biletat për ndeshjet e fazës së grupeve të ekipit të tyre. Nga Federata Argjentinase e Futbollit kanë konfirmuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjet e fazës së grupeve në të cilat do të luajë Argjentina. Kjo do të thotë se rreth 40 mijë persona që jetojnë në Argjentinë kanë blerë paketa biletash dhe do të udhëtojnë drejt këtij eventi madhështor në Katar. Pjesa tjetër e biletave është blerë nga persona që nuk jetojnë në Argjentinë, por nuk ka më bileta për ndeshjet e fazës së grupeve të kësaj Kombëtareje.