Çfarë kanë të përbashkët Dua Lipa dhe Kylie Jenner? Epo, përveç famës së madhe, pasurisë dhe faktit që të dyja orbitojnë në të njëjtat rrethe shoqërore, gjithashtu të dyja jannë ikona të ditëve të sotme kur bëhet fjalë për veshjet.

Dy super yjet janë shpesh krah njëra-tjetrës kur flitet për trende dhe po! Dua dhe Kylie nuk i ndjekin trendet, por i krijojnë ato.

Së fundmi Dua dhe Kylie janë shfaqur me një njëjtën veshje- secila në mënyrën e vet unike. Bëhet fjalë për një set me dy pjesë nga Marc Jacobs, që përfshin: Fund xhins të gjatë, reçipeta me detaje argjendi, xhaketë të shkurtër dhe taka me platformë. Marc Jacobs nuk dështon kurrë të ofrojë gjëra të shkëlqyera. Shfaqja e tij ‘Vjeshtë/dimër 2022’ përfshinte xhinse, xhaketa dhe detaje të tjera që tashmë dominojnë veshjet. Për t’u kontrastuar me ato silueta avangarde, Jacobs zbuloi braleta të vogla të përbëra nga disqe vezulluese.

Superylli me origjinë shqiptare u shfaq me reçipetat e argjendta të ndezura për ditëlindjen e saj, në 22 gusht, e veshur me një fund të gjatë, një xhaketë të prerë dhe mega platformat e markës së stilistit Mary-Jane.

Si një nga yjet më me stil në skenë sot, Dua veshi disa veshje seksi për të festuar 27-vjetorin, por vëmendjen më të madhe e mori ky look. Me flokë të gjatë të lëna lëshuar, grim delikate, gishtat dhe veshët të mbushur me diamante. Dua thjesht shkëlqente…

Si ajo edhe Kylie Jenner, e cila është shfaqur në numrin e fundit të ‘CR Fashion Book’ e veshur me një “crop-top” të Lauren DeWitt me shumë nivele, të krijuar tërësisht nga buzëkuqët e markës së saj. Fotot e tjera nga xhirimet e saj janë po aq krijuese; dhe në njërën, ylli modelon një me një crop-top, xhaketë dhe fund të Marc Jacobs të projektuar me imazhe të saj.

Motra më e vogël e familjes Kardashian-Jenner njihet për veshjet e saj ikonike, sidomos në tapetin e kuq – veçanërisht në ‘Met Gala’, ku ajo është shfaqur me gjithçka, nga një “fustan nusërie” deri te një fustan Versace me pupla vjollcë, i denjë për një showgirl në Vegas – dhe 4-vjeçaren e saj, Stormi, duket se do t’i trashëgojë të gjitha.

“Kam ruajtur gjithçka për vajzën time – kam pjesët më të mahnitshme dhe mezi pres të ndaj të gjithë arkivin tim me të kur të rritet”, tha Jenner për revistën. “Jam shumë e emocionuar të shoh se si do t’i veshë dhe stilojë ato! Dhe shpresoj që ajo të veshë një nga fustanet e mia të Met në festën e maturës.”

Edhe Kylie ashtu si Dua zgjodhi takat me platforma shumë të larta të stilistit Mary-Jane. ‘Xing-u’ i tyre nuk mund të na shpëtonte dhe duket se ato na vërtetuan edhe një herë se ‘mendjet e mëdha mendojnë njësojë’./Panorama Plus