“Merseyside Derby” ashtu si gjithmonë edhe këtë herë ka qenë i luftuar ashpër por nuk ka dhuruar fitues. Evertoni dhe Liverpooli, kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Premierligë.

Ndeshja përfundoi pa asnjë gol edhe pse vendasit ia dolën të shënonin në minutën e 69-të përmes Conor Coady, por ky gol u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtëloje.

Liverpooli pas këtij barazimi ka nëntë pikë dhe momentalisht renditet i pesti në tabelë, kurse Evertoni ndodhet në vendin e 14-të me katër pikë.